Numri i udhëtarëve në aeroportet e Stambollit rritet me 6.5 milionë

Numri i udhëtarëve në aeroportet e Stambollit rritet me 6.5 milionë

Në 10 muajt e parë të këtij viti, numri i udhëtarëve të pritur në të gjitha aeroportet në Stamboll u rrit me 6 milionë e 565 mijë e 599 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të përpiluar nga AA bazuar tek faqja zyrtare e Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit të Aeroporteve të Shtetit (DHMI), në periudhën janar-tetor të këtij viti, është shënuar rritje në numrin e udhëtarëve të transportuar si dhe në numrin e udhëtimeve në të gjitha aeroportet e Stambollit.

Në 10 muajt e parë të këtij viti, në linjat brenda vendit në aeroportin Atatürk janë kryer 116 mijë e 757 fluturime dhe 275 mijë 393 fluturime ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe, nga aeroportet janë kryer 392 mijë fluturime ardhje dhe 150 nisje.

Ndërsa në aeroportin Sabiha Gökçen në periudhën 10 mujore janë zhvilluar gjithsej 195 mijë e 478 fluturime, nga të cilat 123 mijë e 227 në linjat e brendshme dhe 72 mijë e 251 në linjat ndërkombëtare.

Gjithashtu më 31 tetor janë kryer edhe disa fluturime nga aeroporti i ri i Stambollit, faza e parë e të cilit u inaugurua nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe disa përfaqësues të tjerë shtetërorë. Në fluturimet e pjesshme të kryera nga ky aeroport janë zhvilluar 6 fluturime nga të cilat 5 muajin e kaluar në linjat e brendshme dhe një fluturim ndërkombëtar.

Për 10 muajt e parë të këtij viti në aeroportet e Stambollit u zhvilluan 587 mijë 634 fluturime, ndërkohë që vitin e kaluar ishin kryer gjithsej 571 mijë e 639 fluturime në linjat e brendshme dhe ato ndërkombëtare. Në krahasim me vitin e mëparshëm është shënuar një rritje me 15 mijë e 995 fluturime.

Ndërsa në të gjithë aeroportet e Turqisë për të njëjtën periudhë këtë vit janë kryer 1 milion e 333 mijë e 99 udhëtime nga të cilat 766 mijë e 350 nga linjat e brendshme dhe 566 mijë e 749 në destinacione ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë për periudhën në fjalë theksohet se fluturimet e zhvilluara vajtje dhe ardhje në Stamboll përbëjnë 44 për qind të të gjithë fluturimeve të kryera në Turqi.

– Në krahasim me vitin e mëparshëm është shënuar rritje me 8 për qind në numrin e udhëtarëve

Në periudhën janar-tetor të këtij viti, numri i udhëtarëve të transportuar nga fluturimet vendore dhe ndërkombëtare u llogarit si 57 milionë e 737 mijë e 39 nga Aeroporti Atatürk, ku 16 milionë e 479 mijë e 469 pasagjerë në fluturimet e brendshme, dhe 41 milionë e 257 mijë e 570 në fluturimet ndërkombëtare u pritën në aeroport gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa nga aeroporti Sabiha Gökçen në periudhën janar-tetor të këtij viti kanë marrë shërbim 19 milionë e 101 mijë 208 në linjat e brendshme dhe 9 milionë e 781 mijë e 573 në linjat ndërkombëtare.

Ndërkohë në aeroport për këtë periudhë janë pritur 28 milionë e 882 mijë e 781 udhëtarë.

Në aeroportin e ri të Stambollit janë transportuar gjithsej 738 udhëtarë nga të cilët 604 prej tyre në linjat e brendshme dhe 134 në linjat e jashtme.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nga të gjithë aeroportet e Stambollit në vitin 2018 është përllogaritur në 86 milionë e 620 mijë e 558. Në periudhën 10 mujore të vitit të kaluar nga aeroportet e Stambollit udhëtuan 80 milionë e 54 mijë 959 udhëtarë.

Numri i pasagjerëve në të gjitha aeroportet në Stamboll është rritur me 6 milionë e 565 mijë e 599 udhëtarë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kështu, numri i udhëtarëve u rrit me 8 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave numri i udhëtarëve në të gjitha aeroportet në Turqi është regjistruar të jetë 182 milion e 542 mijë e 949.