Rtv Pendimi
Lajme

NXËNËSJA ERJONË BRESA FITUESE E GARËS NDËRKOMBËTARE TË MATEMATIKËS “MATH KANGAROO KOSOVO”

Nxënësja Erjonë Bresa fituese e garës ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo Kosovo”
Erjonë Bresa, nxënëse e klasës 11/6 e medresesë Alauddin, Paralelja e ndarë fizike në Prizren, është fituese e garës ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo Kosovo”. Ajo ka arritur rezultate të larta në këtë test.
Qëllimi i testit ishte t’i motivojë sa më shumë nxënësit për të studiuar matematikën.
Koordinatori i paralelës së Prizrenit, Almedin Ejupi, ka përgëzuar nxënësen për suksesin e arritur dhe i dëshiroi suksese të tjera në të ardhmen.
Në anën tjetër, koordinatori falënderoi z. Abdullah Sylejmanin, koordinatorin rajonal dhe komunal të Institutit ATOMI për organizimin e kësaj gare dhe për bashkëpunim.
Organizimi i testit “Kangaroo” është përgjegjësi e Institutit ATOMI, me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit dhe me autorizimin e Asociacionit Kangourou Sans Frontieres (AKSF).
Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për matematikë, që ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e matematikës, si dhe përkrahjen e talenteve të fushës së matematikës.

Të ngjajshme

OKB: Për 11 vite 16.7 miliardë dollarë humbje ekonomike nga pushtimi i Gazës

Kushtrim Guraj

Babai dhe i biri çliruan fshatin nga pushtimi armen

Kushtrim Guraj

“MERAKLITË E KERREVE”, DONACION INTERESANT PËR SHB ” JETIMAT E BALLKANIT” E CILA PËRKUJDESET PËR SKAMNORËT

Kushtrim Guraj

FSK dhe Policia, institucionet të cilave qytetarët u besojnë më shumë

Kushtrim Guraj

111 persona të moshuar në Kosovë janë pa përkujdesje familjare

Kushtrim Guraj

Kursistet e mësim-besimit e Prishtinës organizojnë program për nder të mevludit

Kushtrim Guraj

Lufta në Jemen, 5.700 fëmijë e kanë humbur jetën

Kushtrim Guraj

Kryeparlamentari Xhaferi mori pjesë në Akademinë Shkencore “Ditët e Alfabetit – II”

Kushtrim Guraj

Universiteti i Fondacionit Maarif organizon konferencë për sfidat në Ballkan mbi COVID-19

Kushtrim Guraj