Rtv Pendimi

NXITJA PËR MARTESË DHE ZGJEDHJA E NJË GRUAJE TË NDERSHME DHE TË MIRË

وَأَنْكِحُوا الْأَيَامَىٰ مِنْكُمْ وَالصَّالِحِينَ مِنْ عِبَادِكُمْ وَإِمَائِكُمْ ۚ إِنْ يَكُونُوا فُقَرَاءَ يُغْنِهِمُ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ ۗ وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ.
” Martoni (mos pengoni) të pamartuarit dhe të pamartuaret, edhe skllavët dhe skllavet tuaja – besimtarë të ndershëm.
Nëse janë të varfër, Allahu do t’i begatojë ata me dhuntinë e Tij; e Allahu është i gjerë në mirësi dhe di çgo gjë. ”
(Nurë: 32).

وَإِنْ خِفْتُمْ أَلَّا تُقْسِطُوا فِي الْيَتَامَىٰ فَانْكِحُوا مَا طَابَ لَكُمْ مِنَ النِّسَاءِ مَثْنَىٰ وَثُلَاثَ وَرُبَاعَ ۖ فَإِنْ خِفْتُمْ أَلَّا تَعْدِلُوا فَوَاحِدَةً أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ ۚ ذَٰلِكَ أَدْنَىٰ أَلَّا تَعُولُوا.
” Nëse droni se nuk bëni drejtësi ndaj bonjakëve, (në martesën me to), atëherë, martohuni me ato femra që ju pëlqejnë nga dy, nga tri ao nga katra; e nëse frikoheni se nuk do të jeni të drejtë (ndaj të gjithave njësoj), atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj.
Në këtë mënyrë, më së lehti do t’i ruheni padrejtësisë.”
(Nisa: 3).

وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُمْ مِنْ أَنْفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُمْ مَوَدَّةً وَرَحْمَةً ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ.
” Dhe njëri prej argumenteve të Tij, është që prej jush janë krijuar femrat, që të qetësoheni pranë tyre, dhe që në mes jush të lindë (vendoset) dashuria dhe mëshira.
Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për njerëzit që mendojnë.”
(Rrum: 21).

وَمَنْ لَمْ يَسْتَطِعْ مِنْكُمْ طَوْلًا أَنْ يَنْكِحَ الْمُحْصَنَاتِ الْمُؤْمِنَاتِ فَمِنْ مَا مَلَكَتْ أَيْماَنكم من فتياتكم المؤمنات.
” Cilido nga ju, që nuk mund të martohet me gra të lira besimtare, për shkaqe të vështira materiale, le të martohet me një vajzë besimtare që gjendet nën pushtetin tuaj (robëreshë).”
(Nisa: 25).

Transmetohet nga Ma’kil ibn Jesari,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- dhe tha:
Unë dua të fejohem me një grua, e cila rrjedhë nga një familje të ndershme, me pozitë të lartë dhe e pasur. Mirëpo ajo nuk ka mundësi të lind fëmijë, sepse është sterile, a të martohem me të?
Pejgamberi alejhi selam e ndaloi( i tha mos u marto me të).
Njeriu erdhi herën e dytë e pyeti për të njejtë gjë, por i Dërguari i Allahut prap i tha mos u marto me atë grua.
Njeriu prap erdhi herën e tretë, e pyeti për të njejtën gjë, e kêsaj rradhe i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- i tha: ” Martohuni me ato gra të cilat lindin dhe ato që dashurojnë shumë, sepse un do të krenohem me numrin tuaj para umeteve tjera.”
(Shënon: Ebu Davudi: 205, Hakimi: 2/162-teksti êshtë i Hakimit. Hakimi e vlerêsoi hadithin si sahih).

Transmetohet nga Abdullah ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” O ju të rinjë! Kush prej jush ka mundësi të martohet, le të martohet.
Sepse, martesa është mburojë për syrin dhe pastêrti(ndershmëri) për organin gjenital(mbrojtje nga haramet).
Ndërsa, Ai i cili nuk ka mundësi të martohet, le të agjërojë, sepse agjërimi êshtë mburojë pêr të(ruajtje nga haramet).”
(Buhariu: 5066, Muslimi: 1400- teksti i hadithit është i Muslimit).

Transmetohet nga Enes ibn Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Kush dëshiron prej jush ta takojë Allahun i pastêr, atëherë le ta martojë femrën e cila është e lirë
( e cila nuk êshtë robëreshë e dikujt).”
(Shënon: Ibn Maxhe: 1862.
Shejh Albani thotê se hadithi është daif(i dobët).

Transmetohet nga Abdullah Amr ibn el Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Dunjaja është kënaqësi(dëfrim), e kënaqësia më e mirë e cila gjendet në dunja është gruaja e ndershme, e mirë.”
(Shënon: Muslimi: 1467, Nesaiu: 3232, Ibn Maxhe: 1855).

Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kujt i janë dhënë katër gjëra, atij i dhënë të mirat e dunjas dhe ahiretit, e ato katë gjëra janë: zemër e cila është falënderuese, gjuha e cila bën dhikër(përkujton Allahun), trup i cili kur goditet nga sprovat tregohet i durushêm, dhe grua e cila nuk e tradhton në moralin(vetveten, trupin) e saj dhe në pasurinë e tij.”
(Shënon: Taberani: 4/273, në librat e tij: Mu’xhemul Kebir dhe Mu’xhemul Eusat dhe thotë se zingjiri i hadithit është i mirë.)

Transmeton Bejhekiu nga Enesi, – Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nëse martohet robi i Allahut, ai veçse e ka plotësuar gjysmën e besimit(me martesën), le ta ketë frikë Allahun për gjysmën tjetër të besimit.”
(Shejh Albani thotë se hadithi êshtê Sahih).

Transmetohet nga Ebu Nexhiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Kush i ka mundësitë për t’u martuar dhe nuk martohet, atëherë ai nuk është prej meje(me mua).”
(Shënon: Taberani: 4/251 me zingjirë transmetimi hasen(të mirë).

Transmetohet nga Enes ibn Maliku, – Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Erdhën tre njerëz tek shtëpitë e grave të pejgamberit alejhi selam, që të pyesin për ibadetin e pejgamberit alejhi selam.
Ato i informuan për ibadetin e pejgamberit alejhi selam, porse atyre iu kishte dukur pak ky ibadet, dhe thanë: Ku jemi ne në krahasim me pejgamberin alejhi selam, Allahu atij ia ka falë mëkatet e kaluara dhe të ardhshme.
Andaj, njëri nga ta, tha: Unë do të falem natën gjithmon.
Tjetri tha: Unê do të agjëroj têrë jetën pa ndëprerë.
Tjetri tha: Unë do të largohem nga gratë dhe kurrë nuk do të martohem.
Në ato çaste erdhi pejgamberi alejhi selam dhe tha: A jeni ju ata që thatë kështu dhe kështu?
Pasha Allahun, unë ia kam frikën Allahut më shumë se secili nga ju, dhe jam më i devotshëm se ju.
Porse, unë agjëroj por dhe ha, falem por edhe flej dhe martohem me gratë.
Andaj, ai i cili largohet(nuk e praktikon) nga suneti im, le ta dinê se ai nuk është prej meje.”
(Shënon: Buhariu: 5063, Muslimi: 1401).

Transmetohet nga Ebu Hurejre, – Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Femra martohet për katër gjëra: Pêr shkak të pasurisë së saj, prejardhjes familjare, bukurisë së saj dhe fesë së saj.
Zgjidhe atë që është fetare do të majftohesh( do të ndahesh i kënaqur me të, etj) me të.
(Shënon Buhariu: 5090, Muslimi: 1466).

Transmetohet nga Abdullah ibn Amr,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Mos i martoni gratë përshkak bukurisë së tyre, sepse ka mundësi bukuria e saj të shëmtohet dhe largohet nga ajo më vonë.
Mos i martoni gratë përshkak pasurisê së tyre, sepse pasuria e saj mund të falimentojë apo humbet e harxhohet më vonë.
Mirëpo, martoni ato(gratë) përshkak fesë së tyre, sepse edhe në qoftë se ajo që e marton ti është zezake(femër e zezë) me veshë të shqyer(shumtuar), mirëpo êshte fetare, dije se ajo është më e mira për ty.”
(Shënon: Ibn Maxhe: 1859).

Autor: Muhamed Ahmed el Adeuiju
Nga arabishtja: Suad B. Shabani.

TË NGJAJSHME