Rtv Pendimi

O All-llah ma mundeso Meken me pa…

Nje piktur e kam ne mur.
Nuk shkon dit pa e shiku,
Me shum mall e shikoj,afer saj ulem dhe qaj
Qaj nga malli,nga deshira 
Per ket vend,gjdo dit rritet dashurija
M’pikojn lotet hiq pa ndal 
E pys veten,a do te kam une ate fat 
Qe te shoh kete vend 
Shum te lutem Ty o Zot
Qaben une nje her ta shoh
Oh sa mall sa shum deshir,kam per ty veq zoti e din
Jo nuk dua as gje n’ket bot
Dua ty te të vizitoj
Me lot n’sy t’lutem Perendi
Me mundeso që të shkoj haxhi
O Allah o Zoti yne,mos me merr t’lutem nga kjo bot
Pa shku n’qabe une o Zot
Qe ta shoh ate vend t’bekuar
Qe ibrahimi e ka ndertuar
N’zemer time eshte nje deshir
Qe te shkoj n’ket ven o Perendi
Dhe ket mall,t’madh une ta shuaj
Ta vizitoj ket vend t’bekuar
T’shkoj ne meken dhe medinen
O Zot t’lutem me jep ymer
Qe te shkoj n’keto vende
Ku kan qen shum pejgamber
Ku me gezim gjdo musliman
këtë vend e viziton
Pa dallim rac dhe kombesi
Te bashkuar te gjith se bashku,
Te madherojn Ty o Perendi
Me miljona ketu bashkohen 
Vetem ty t’falminderohen
Me lot n’sy t’gjith pendohen 
Kerkim falja,shum shqiptohen 
Kerkojn falje dhe shpetim
Meshir nga ti o Zoti Yne
Të mos qaj s’po mund te pritem 
Sepse dashurija per ket vend gjdo dit po rritet
Syt nuk ndahen nga kjo fotografi
Tuj shiku me plot mallengjim 
Shpirti ime po vajton,nga malli për ty oi Meke
Dhe me veten filloj te flas
A do te kem une ket fat
Qe kjo enderr te ralizohet
Kjo zemra ime do te qetesohet

TË NGJAJSHME