O BILAL, NGRITU DHE REHATONA ME NAMAZ!

Ekziston dallim mes atij që e fal namazin për t’u rehatuar me të dhe mes atij që e fal namazin për t’u rehatuar nga ai.
I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i thoshte Bilalit: “O Bilal! Ngritu dhe na rehato me namaz.”
Kurse sot disa nga njerëzit thonë: “O imam, fale namazin të rehatohemi sa më shpejt nga ai.”
Nëse një ditë nga ditët të ngushtohen punët e dynjasë dhe nuk mund t’u dalësh ballë dhembjeve dhe mundimeve.
Nëse të kanë kapluar pikëllimi dhe mërzia dhe ndien se ke nevojë për ankesë dhe nuk e di kujt t’i ankohesh.
Rikujtoje se ke Zot, Mëshirues, i Cili i dëgjon ankesat e tua dhe u përgjigjet thirrjeve të tua.
Rikujtoje fjalën e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të: “O Bilal! Ngritu dhe na rehato me namaz.”

Nga arabishtja: Irfan JAHIU