O BIRI I ADEMIT…

O biri i Ademit! Ku e ke dëgjimin, kush të ka shurdhuar? Ku e ke shikimin, kush të ka verbuar? Ku e ke gjuhën, kush

të ka bërë memec? Ku e ke erën e mirë, pse ka ndryshuar? Ku e ke pasurinë, kush të ka varfëruar?

O biri i Ademit! Ke grumbulluar dunjanë apo ajo të ka grumbulluar ty?!

O biri i Ademit! Ti e ke lënë dunjanë apo ajo të ka lënë ty?!
 
O biri i Ademit! A je përgatitur për vdekje apo të ka nxënë exheli?!
O biri i Ademit! Ke dalur nga dheu dhe ju kthyer në dhe.
O biri i Ademit! Ke dalur nga dheu pa mëkat dhe je kthyer në të me plot mëkate. 
O biri i Ademit! Askush nuk do të shpëtojë nga vdekja, mos harro përgatitu.
O biri i Ademit! Njerëzit të varrosin dhe kthehen prapa, me ty mbeten punët e tua që ke bërë, kujdes çka po vepron.

Përshtati: Valdet Kamberi