Rtv Pendimi

O LAKMITAR

Nё ditёn qё i hape syt,e botёn shikove

duart tua tё vogla i shtrёngove,

me tё qara tё pakuptimta ja fillove

e gjithçka pёr rethё vetes ti lakmove.

 

Dikur nё pamundёsi gjithçka pёr tё pasur

qaje nё vetvete i nevrikosur

tani qё ti u rite,e u bёre burr

lakmia jote nuk ёshtё si dikur.

 

Sot lakmia jote pafundёsisht ёshtё shtuar

asgjё pёreth teje s’tё duket e mjaftuar,

edhe pse Zoti mirёsi pas mirёsie ёshtё duke tё dhuruar

pёrsёri pasurin e vёllaut lakmon me e pёrvetsuar.

 

O lakmitar ti herёt nё mёngjes zgjohesh

por pёrsёri,pas njё dite tё lodhshme fytyra s’tё buzёqesh,

aq i pangopur qё je nga mirёsit qё tё sjell vetё dita

imagjinon lloj-lloj intrigash si tё pёrfitosh edhe nga nata.

 

Nga intrigat tua tё bёrra natёn

shumё nga tё afёrmit tu lёndohen ditёn,

por ti aq i pashpirt qё je,nuk lёndohesh nga vuajtjet e tyre

vetёm tё realizosh qёllimin tёnd kundrejt çdo intrige e dyftyrёsie.

 

Kur dikush tё kёrkon njёqind denar pёr bamirёsi

i thua mё falё vёlla,Vallahi s’kam mundёsi,

por nёse njё kёngёtar pёr ty njё kёng kёndon

me vetё dёshirё i jep gjithçka qё posedon.

 

Me tё vёrtet ti je lakmitar i dunjas e mohues i ahiretit

zbukurues i gёnjeshtrёs e shkatrues i realitetit,

tё jesh i kёnaqur me atё qё ke, ёshtё pasuri qё nuk shteron

e jo tё lakmosh tё huajёn se kёshtu vetёm veten me mёkate e ngarkon.

 

 Shkruar nga : Xhemshit Jusufi                  23.Shkurt.2015

TË NGJAJSHME