Rtv Pendimi

O NËNË

Nё ditёn qё u linda unё

pёr ty jeta u vёshtirёsua shumё,

e bindur sinqerisht u mbёshtete nё tё madhin Zot

edhe pse buzёqeshja jote e pёrkohёshme u kthye nё lotё.

 

Ardhjen time e prite me gёzim

e durove pafundёsisht dhimbje pёr shkakun tim,

tё bёheshe nёnё e kishe t’vetmin qёllim

por kjo lindja ime,nё vend gёzimit ju solli pikёllim.

 

Menduat se linda si gjithё fёmijёt tjerё

e nga gёzimi filluat shumё gjёra pёr tё blerё,

por, mё pas e kuptuat se kisha njё tё met

nga e cila nuk dotё mund t’ju shija kur nё jetё.

 

I gjithё ai gёzim u kthye nё mjerim

fillove tё kujdeseshe pёr mua me pёrkushtim,

mё ushqen e veshmbath pa aspak ngurim

e çdoherё mё thua,do tё kujdesem pёr ty o shpirti im.

 

O nёnё,unё bukurin tёnde nuk mund ta shohё

por aromёn e trupit nga largё e njohё,

kur je e gёzuar lehtё e vёrej

mos haro se edhe pikёllimin nё zemёr ndjej.

 

Kur je gёzuar,flet me ёmbёlsi e dashuri pёr jetёn

kur je pikёllur rёfen vёshtirёsit,nё realitet e thua tё vёrtetёn,

unё nuk mund ta shohё dunjan ,por nga fjalёt tua e kuptoj se sa vlenё

prandaj vazhdimisht i lutem Zotit,qё nёnёn time me xhennet ta shpёrblen.

 

                                                                  Shkruar nga : Xhemshit Jusufi

                                                                                          31.Dhjetor. 2015

TË NGJAJSHME