O Profeti im

Ti dhe shkronjat i zbukuron
edhe fjalët i ëmbëlson
zemrat tona i përmallon
Ja ResulAllah

Ai sy që ty t’shikoj
Ai vesh që ty t’dëgjoj
Ai shpirt që ty t’pasoj
nga ti kurr nuk u nda

Lindja jote botën ndriçoj
Bukuria jote tokën hijeshoj
Jeta jote cdo kënd mëshiroj
Ja HabibAllah

Ti je dritë e je gëzim
je mëshirë e je shpëtim
Je pishtar i drejtësisë
Ti je vula e Pejgamberisë

Salawate të dërgojmë
dashurinë për ty tregojmë
Sa jemi gjall do të t’pasojmë
që n’Xhenet të t’shoqërojmë (InshaAllah)

| Rijad H Imeri |