Për qdo dit numri po rritet
Sa njeri për ju mërzitet
Ka shum t’vdekur e t’lënduar
Mos i mbajë lidhë ato duar
O Tërmet, O Tërmet
N’ket Dunja as gjë s’më mbet
Pasurinë prap e fitoj
Pa familje si t’jetoj
Njerz të mirë ju na ndihmoni
Me lutë Zotin mos harroni
O Allah ty t’qofsha falë
A e kom un dikon gjallë
Sa fëmi kan mbetë Jetim
Qka po shohim boll trishtim
Ata print e vet i dojnë
Me lot në sy i kërkojnë
Asgjë s’bëhet pa thonë Zoti
Për Ty lutet robi i joti
O Allah mos na sprovo
Në Xhehnet Ti na bashko.
Veli Beqiri