O ti që veten mysliman e quan,
e për këtë fe asgjë s’ke mësuar
Ti që botën tjetër e mohon
Thua Xheneti dhe Xhehenemi nuk ekzistojnë
Si do të dalësh para Zotit tënd
Si do të jetë gjendja jote
Atë ditë kur të dridhet toka me tronditjen e saj të fundit.
E kjo botë do të zhduket
Ku janë atë ditë!
Ato që thoje kurrë nuk do të zhduken
Ku janë paratë që ishin zot për ty
Ku është fama dhe pozita
Ku janë lumturia dhe shëtitjet
Ku janë fëmijët dhe prindërit
Ku janë motrat dhe vëllezërit
Ku janë shokët dhe shoqet
Ku janë nipat dhe mbesat
Ku janë gjyshërit dhe gjyshet
Ku janë ata, më thuaj!
Atë ditë të gjithë do të braktisin
E për vete të gjithë do të përgjigjen
O ti i mjeri!!!
Sa shumë që më dhimbsesh
Ti që Zotin e mohon
Si mendon që do të jetë përfundimi yt?
Si do të dalësh para Allahut?
Oh, i mjeri ti!!!
Sa i përulur dhe i pavlerë do të jesh atë ditë
Pendohu, të lutem!
Allahu është shumë Mëshirues dhe Mëkatfalës
Të gjitha do t’i falë
Largohu nga kjo, o ti i ngratë,
Largohu, pasuria të ka verbuar
Djalli të ka pushtuar
Këtë botë shumë ta ka zbukuruar
Ndalu një minutë dhe mendo
Sa shumë argumente që ke
Duke u nisur nga vetja jote
gjithë këtë të mirë që ti posedon kush mendon që ta ka dhënë
Ti që thua Zoti nuk ekziston
Më thuaj atëherë se kush të krijoi
Lotët më pikojnë, të mos qaj nuk mundem
Kur të shoh se si je duke u zhytur në detin e humnerës
Allahut i lutem që t’ju udhëzojë
Dhe nga ky mosbesim mua të më mbrojë
Na ndihmo, o Allah, të gjithëve në këtë botë
Që të adhurojmë dhe të madhërojmë ashtu siç Ti e meriton.