O ti i pikëlluar, përgëzohu! Allahu është më afër teje se damari i qafës sate.
Përgëzohu, se lehtësimi është afër.
Përgëzohu, se Allahu i pranon lutjet e tua.
Përgëzohu, se Allahu nuk të lë të humbësh.
Përgëzohu, se për çdo gjë ka zgjidhje tek Allahu i Madhëruar.
Përgëzohu, se dynjaja është një orë dhe nuk zgjat shumë.
Përgëzohu, se jeta padyshim është kalimtare, ne të gjithë do të ikim dhe do të mbetet vetëm se Krijuesi i tokës e i qiejve dhe Mbreti i mbretërve.
Përgëzohu, përderisa Allahu është me ty.
Përgëzohu, se pas çdo vështirësie do të vijë lehtësimi.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU