O TI NJERI QË MENDON

Toka nuk i harron ballët e atyre që bien në sexhde.
Nata nuk i harron zërat e adhuruesve.
Faqja e fytyrës nuk i harron lotët e të penduarve.
Allahu e di se ne edhe përskaj gjynaheve, jemi besimtarë.
Jeta kalon shumë shpejt.
Mjerë për ty nga shpresat e gjata.
Ruaje gjuhën tënde nga rrëshqitja.
Të gjithë lindin për të vdekur.
Vetëm se Allahu është i Gjalli, i Cili nuk vdes.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU