O Zot, më fal!

O Zot, të lutem,
më fal Ti!
Nëse ti Zot nuk më fal,
unë do të jem e humbur,
si në këtë botë ashtu edhe në ahiret.
 
O Zot, të lutem…
Ti më mëshiro,
nëse Ti, o Zot, nuk më mëshiron,
mua lumturia do të më mungon,
si në këtë botë ashtu edhe në ahiret.
 
O Zot, të lutem…
Në rrugë të drejtë, Ti më udhëzo!
nëse ti, o Zot, nuk më udhëzon,
do të jem e humbur përgjithmonë.
 
Ty të lutem, Zoti im,
më fal mua për çdo gabim,
dhe në atë botë më jep shpëtim.
 
O Zoti im!
Të lutem, më fal!
unë pendohem për çdo gjë,
o Zot, pendimin ma prano,
dhe në rrugë të drejtë, më udhëzo!
Të lutem Ty, më mëshiro!