Rtv Pendimi
Lajme

OBI në seancën e jashtëzakonshme fton delegacionet e OKB, BE dhe OSBE

Me iniciativën e Republikës së Turqisë, Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) nesër do të mbajë seancën e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet sulmi terrorist i javës së kaluar në Zelandën e Re dhe dhunën gjithnjë e në rritje të shkaktuar nga islamofobia në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në cilësinë e kryesuesit të OBI-t, Turqia ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të krerëve të diplomacisë të kësaj organizate për të diskutuar dhunën në rritje që buron nga islamofobia, racizmi dhe ksenofobia, siç ishte rasti i sulmit të fundit ndaj dy xhamive në Zelandën e Re”, ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Seanca do të mbahet në Stamboll dhe do të kryesohet nga kryediplomati i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Në takim janë ftuar dhe delegacione të disa organizatave ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara (OKB), Bashkimi Evropian (BE) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).

Të paktën 50 persona u vranë në një sulm terrorist të premten gjatë namazit të xhumasë në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re.

Policia e Zelandës së Re arrestoi sulmuesin 28-vjeçar Brenton Harrison Tarrant nga Australia.

Të ngjajshme

Dr Zekerija Bajrami kundërshtoi Sulejman Rexhepin për plot dhjetë vite

Hevzi Hasani

Mekë, nga 31 maji zbutje graduale e masave lidhur me COVID-19

Kushtrim Guraj

Nga nesër hapen xhamitë në Kosovë, BIK-u publikon rregullat që duhet të ndiqen

Kushtrim Guraj

Si t’i shëroni thembrat e çara në mënyrë natyrale?

Kushtrim Guraj

Zoom, Google Meet apo Facebook Messenger Rooms: Cili është aplikacioni më i përshtatshëm për komunikim virtual

Kushtrim Guraj

Maqedoni e Veriut, shkarkohet kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi

Kushtrim Guraj

Thaçi viziton Odën Ekonomike të Kosovës, diskutohet gjendja ekonomike pas pandemisë

Kushtrim Guraj

Turqia dërgon ndihma mjekësore në Çad

Kushtrim Guraj

Muslimanët në dy qytete të Sirisë shënojnë në paqe Bajramin

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU