[There are no radio stations in the database]

OBSH bën thirrje për mbrojtjen e spitaleve dhe armëpushim në Gaza

Pas sulmit ndaj spitalit al-Ahli në Rripin e Gazës, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka përsëritur thirrjet urgjente për mbrojtjen e infrastrukturës shëndetësore në zonat e konfliktit.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh se sulmet ndaj objekteve shëndetësore duhet të ndalohen menjëherë. “Sulmet ndaj shëndetësisë duhet të marrin fund,” tha ai, duke theksuar se spitalet janë të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare.

“Edhe një herë përsërisim: pacientët, punonjësit shëndetësorë dhe spitalet duhet të mbrohen. Bllokada e ndihmave humanitare duhet të hiqet. Kërkohet armëpushim i menjëhershëm,” shtoi kreu i OBSH-së.

Situata humanitare në Gaza vazhdon të përkeqësohet për shkak të luftimeve intensive dhe mungesës së ndihmës mjekësore e humanitare, ndërsa spitalet po përballen me mungesa të rënda të barnave dhe furnizimeve bazë.


[There are no radio stations in the database]