Rtv Pendimi

OBSH deklaron se virusi Ebola është emergjenc…

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi shpërthimin e virusit vdekjeprurës Ebola në Afrikën Perëndimore si një emergjencë shëndetësore ndërkombëtare.

Të paktën 1 000 persona kanë vdekur nga infektimi me virusin në Afrikën Perëndimore që nga shpërthimi, në dhjetor, dhe ekziston frika se mund të përhapet më tej.

Më shumë se 1 700 raste me virusin Ebola janë raportuar në Guine, Liberi, Nigeri dhe Sierra Leone.

OBSH-ja tha se ”nuk do të ketë ndalim të përgjithshëm për udhëtime ose tregtinë ndërkombëtare, por u bëjmë thirrje vendeve për të bërë përgatitje për zbulimin dhe menaxhimin e rasteve me Ebola”.

Virusi transmetohet me kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun, lëngjet e trupit apo indeve të kafshëve apo njerëzve të infektuar.

Ebola ka një normë fataliteti deri në 90 për qind dhe një vaksinë ende nuk është gjetur për parandalimin e saj.

TË NGJAJSHME