Oh e mjera unë,nëna juaj…
Kurrë s’do ta harroj nana atë ditë,
kur nga prehëri im,ju mori ai serb i zi,
mendova që vetëm për pak kohë ju arrestuan,
ohh e mjera unë ata ju masakruan.
Ajo ditë e premte,ishte ditë e zezë,
atë mëngjes të ftohtë,serbët erdhën për të ju prerë,
unë nëna s’pata forc të ju mbroja,më ranë me armë në kokë,
mbeta e shtangur,se kuptoja çfarë po ndodhe atë botë.
Nëna nuk ju shihja,por vetëm zëri iu dëgjoja,
që po ju prenin në copëza trupin kurrë se mendoja,
eh unë e shkreta mbeta pa burrin dhe tre djemtë e mi,
më lanë të mjerë,sikur qyqen të vetme në shtëpi.
Plumbat na kalonin mbi kokë,të rrezikuara në çdo kohë,
por c’po më duhet kjo jetë,kur juve më s’po ju shoh,
përse o të mallkuar,mua pse s’më vratë,
përse kështu të gjallë dhe të mjerë më latë.
Eh vetëm atëherë do ti harroj ato pamje,kur t’më mbuloj dheu,
kur ju pashë nuk ju njoha,oh ai i pa shpirt trupin ju preu,
ju lëmova fytyrën nana,e tëra u bëra me gjakë,
si ju vranë o tre djemtë e mi,edhe babën tuaj plak.
Bora e atij dimiri nuk ishte e bardhë,të kuqe e bëri gjaku juaj,
Ata ushtarë të mallkuar,shkelnin mi trupin tuaj,
ju masakruan sytë,duart,këmbët,qafën,në
po heq shamin nga koka nana e po i mallkoj ata që ju vranë.
Cdo 29 janar,do të jetë datë e gjamës tuaj,unë do të ju vajtoj,
do ti mallkoj nana,ata të pashpirta,Zotit i lutem ti dënoj,
Vranë edhe shumë banorë të tjerë, të Rogovës,
aty i masakruan edhe shumë djem të tjerë të mbarë Kosovës.
Poezi e shkruar nga…….Agim Gashi