Sa shumë vite kanë kaluar
Prej se jemi ne t’dy bashkë
Kurr këtë zemër s’ma ke lënduar
Të them diçka unë tash
Gjysën e besimit
Me ty unë e plotësova
E për gjysën tjetër
Gjithmon Zotit i’u frikësova
Sa buzëqeshje m’i ke fal
E sa lot m’i ke fshirë
Dashnin time s’ka kush e ndal
Ti je shoqja më e mirë
Në Zotin tim betohem
Se me zemër të dashuroj
Pranë teje kurr s’ankohem
Me ty jam pëllumb që fluturoj!!
A. Islami