OJ SIRI ZEMRËN MA KALLE

OJ SIRI ZEMRËN MA KALLE

Syri nuk po mban më lotin,

Gjakderdhja ta ndërojka motin.

Oj Siri e dashur dhe e bekuar,

Gjendja jote çdo muslimanë ka pikëlluar.

Na e bëj hallall o vëlla që po vritesh,

Mos na merr në pyetje motër që po zvarritesh.

Ishim të paaftë për të ju ndihmuar,

Shpresojmë se lutjet tona kanë ndikuar.

O ju organizata ndërkombëtare,

E keni haram çdo frymëmarrje.

Po vdes plaku e po vdes gruaja,

Ju po i shiqoni kolltuqet tuaja.

Allahu ju daltë në ndihmë oj Siri,

Shtoni lutjet çdo plak e çdo i ri.

Të lutemi natën sepse kemi një sebeb,

Po digjet një qytet, po digjet një Haleb.

#nga një motër