OKB dërgoi 20 maunë me ndihma në Idlib

Kombet e Bashkuara (OKB) dërguan edhe 20 maunë me ndihma humanitare në provincën veriperëndimore Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Maunët kaluan në Idlib përmes vendkalimit kufitar Cilvegözü në provincën jugore turke Hatay.

Ndihma humanitare do të shpërndahet midis njerëzve në nevojë në Idlib dhe zonat përreth tij.

Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad-it shtypi protestuesit pro-demokratikë.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur.