Rtv Pendimi
Lajme

OKB do të angazhohet me Turqinë për rivendosjen e refugjatëve

Agjencia e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Refugjatë (UNHCR) do të angazhohet me Turqinë për planin e saj për të rivendosur deri në 2 milionë refugjatë sirianë përgjatë kufirit jugor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi i OKB-së erdhi pas bisedimeve pas dyerve të mbyllura që zgjatën një orë mes presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të mbajtura në rezidencën Vahdettin në Stamboll.

“Presidenti Erdoğan ia prezantoi Sekretarit të Përgjithshëm planin e Turqisë për zona të reja banimi për kthimin e refugjatëve sirianë”, u tha përfaqësuesve të mediave në New York zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq.

“Sekretari i Përgjithshëm theksoi parimet bazike sa i përket kthimit vullnetar, të sigurt dhe me dinjitet të refugjatëve. Ai informoi presidentin se UNHCR menjëherë do të formojë një ekip për të studiuar propozimin dhe do të përfshihet në diskutime me autoritetet turke, në përputhje me mandatin e tij”, tha Haq.

Ai gjithashtu tha se Guterres gjithashtu ka shprehur “vlerësimin e tij të lartë” për mbështetjen turke, duke përfshirë edhe drejtimin e Bankës Teknologjike të OKB-së, e cila mbështet punën zhvillimore në rajon dhe që lufton kërcënimin e ndryshimeve klimatike.

“Ata gjithashtu kishin një shkëmbim konstruktiv të pikëpamjeve lidhur me disa situata në rajon, duke përfshirë Jemenin, Libinë dhe procesin e paqes në Lindjen e Mesme, si dhe disa çështje shtesë me interes të përbashkët në pjesë të tjera të botës”, shtoi Haq.

Operacioni “Burimi i Paqes”, i nisur nga Turqia më 9 tetor, synon të eliminojë elementet terroriste të YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Guterres mori pjesë në Konferencën e Ndërmjetësimit në Stamboll, ku u mblodhën politikanë, diplomatë dhe të tjerë për të diskutuar teknikat e ndërmjetësimit dhe përdorimit të teknologjive të reja për t’u dhënë fund luftërave.

Në takim gjithashtu ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, shefi i komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës İbrahim Kalın dhe kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Turqisë, Volkan Bozkır.

Të ngjajshme

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të braktis edhe një bazë në Irak

Kushtrim Guraj

BE pranon “pamjaftueshmërinë e mbështetjes ndaj Italisë”

Kushtrim Guraj

“Islamic Relief” dhuron 100 pako ushqimore-higjienike në Drenas

Kushtrim Guraj

Këshilli i Sigurimit të OKB-së për herë të parë do të diskutojë për COVID-19

Kushtrim Guraj

Mali i Zi, numri i personave me COVID-19 rritet në 239

Kushtrim Guraj

Turqia nis “projektin për akomodimin e të pastrehëve” në luftën kundër COVID-19

Kushtrim Guraj

OKB-ja dërgon 59 maune me ndihma në Idlib

Kushtrim Guraj

Maqedonia e Veriut dhe Hungaria solidaritet dhe bashkëpunim kundër COVID-19

Kushtrim Guraj

Bekim Jashari kujton masakrën e Rezallës: E papranueshme që edhe pas 21 vjetësh, kriminelët serb lëvizin lirshëm

Kushtrim Guraj