Rtv Pendimi
Lajme

OKB e shqetësuar për situatën e muslimanëve të Arakanit

Mark Lowcock, ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare, tha se nuk ka pasur “asnjë përparim” në kapërcimin e arsyeve që kanë detyruar muslimanët e Arakanit të largohen në Bangladesh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët pas vizitës në Bangladesh, Lowcock është shprehur se nuk ka pasur “asnjë përparim” në kapërcimin e arsyeve që kanë detyruar muslimanët e Arakanit të largohen në Bangladesh dhe se “Mianmari ka dështuar për të vendosur në zbatim masat për rritjen e besimit që të bindin njerëzit të rikthehen”.

“Të gjithë refugjatët muslimanë të Arakanit me të cilët kam biseduar në Bangladesh mbartin idenë se nuk është i sigurt rikthimi në Mianamar dhe se ata kërkojnë liri veprimi, qasje në shërbimet e arsimit dhe të punës”, tha Lowcock.

Po ashtu duke shprehur shqetësimin se është plotësuar vetëm 17 për qind e 962 milionë dollarëve për të cilën OKB-ja ka bërë thirrje për ndihmë ndaj muslimanëve të Arakanit, Lowcock theksoi se “Sipas mendimit tim bota po humbet interesimin. Ne morëm 70 për qind të asaj që kemi kërkuar vitin e kaluar. Ndërsa tani jemi shumë prapa. Nëse nuk financohemi, kjo do të ketë pasoja serioze për përballimin e artikujve siç janë shërbimet për kartelat e ushqimeve dhe shëndetësore”.

“Nëse nuk ka qasje në arsim, burimet e jetesës dhe mundësi për të jetuar një jetë normale, bota duhet të shqetësohet se në çfarë situate do të jetë në 10 vjet ky grup i madh”, tha Lowcock, duke rikujtuar se në vizitën e tij në Bangladesh me Komisionerin e Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Antonio Vitorino, kanë përcaktuar se nuk arsimohen pothuajse gjysma e 540 mijë fëmijëve refugjatë nën moshën 12 vjeç.

Ai gjithashtu tha se qeveria e Bangladeshit iu ka shprehur zyrtarëve të OKB edhe shqetësimet në lidhje me aktivitetet kriminale të refugjatëve në Cox’s Bazaar.

Ndërsa Komisioneri Grandi pasi ka përmendur se pothuajse gjysma e 540 mijë fëmijëve refugjatë nën moshën 12 vjeç nuk arsimohen, ndërsa edhe arsimi i gjysmës tjetër është shumë i kufizuar, ai ka theksuar se “Kjo vazhdon të jetë një prej krizave më të mëdha të refugjatëve në botë”.

– Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit 

Në vitin 2012 në Arakan u shfaqën konflikte mes budistëve dhe muslimanëve, ku si pasojë e ngjarjeve mijëra persona, nga të cilët shumica muslimanë, u masakruan dhe qindra shtëpi dhe biznese u dogjën.

Ushtria e Mianmarit dhe nacionalistët budistë filluan dhunën masive duke treguar si arsyetim sulmet e njëkohshme më 25 gusht 2017 në stacionet kufitare në Arakan.

Sipas Kombeve të Bashkuara, që nga 25 gushti i vitit 2017 e deri tani, ka arritur në 725 mijë numri i të strehuarve në Bangladesh pasi u larguan nga presioni dhe persekutimi në Arakan. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nëpërmjet pamjeve satelitore kanë vërtetuar se qindra fshatra janë shkatërruar.

Organizatat ndërkombëtare dhe ato të OKB-së për të drejtat e njeriut, dhunën kundër muslimanëve të Arakanit e konsiderojnë si “spastrim etnik” ose “gjenocid”.

Qeveria e Mianmarit, e cila kufizon në masë të madhe hyrjen e organizatave dhe mediave ndërkombëtare në rajonin e Arakanit, deri më tani nuk ka përmbushur premtimet që ka dhënë lidhur me rikthimin e muslimanëve të Arakanit.

Organizatat e të drejtave të njeriut, në lidhje me rikthimin e muslimanëve të Arakanit pa sigurimin e ambientit të përshtatshëm dhe të sigurt, shprehin shqetësimin se kjo do të shkaktojë një fushatë të re të spastrimit etnik.

Të ngjajshme

Pretendohet se Trump do të lë 200 ushtarë në lindje të Sirisë

Urim Isma

Vriten 7 civilë në të shtënat përgjatë kufirit të Kashmirit

Urim Isma

Kurti thotë se për një muaj arrihet marrëveshja për qeverisje me LDK-në

Urim Isma

Kosova nënshkruan marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Arabinë Saudite

Urim Isma

Taksa për produktet serbe dhe boshnjake varfëroi shportën e konsumatorëve

Urim Isma

Rreziku për një ngërç tjetër politik

Urim Isma

Johnson-Erdogan diskutojnë për Sirinë, kërkojnë takim me Macron dhe Merkel

Urim Isma

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” mbledh rreth 125 mijë franga në tubimin humanitar në Dietikon të Zvicrës

Urim Isma

Merkel: Marrëveshja e Brexit është ende e mundshme të ndodhë

Urim Isma