Rtv Pendimi
Lajme

Omar i kundërpërgjigjet Trumpit: Dashuria ime për Amerikën nuk mund të kontestohet

Washington

Anëtarja e Kongresit amerikan, Ilhan Omar, përmes një sërë mesazheve të publikuara në Twitter i është përgjigjur presidentit Donald Trump i cili më parë e kishte përmendur në një porosi video dedikuar sulmeve terroriste që ndodhën më 11 shtator të vitit 2001, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump publikoi të premten një videoklip të titulluar “Kurrë nuk do të harrojmë”, në të cilin ai kritikon deklaratat kongresistes Omar të bëra muajin e kaluar në seancën e Këshillit të Bashkëpunimit Amerikano-Islamik (CAIR).

Në fjalën e saj, Omar tha se CAIR u themelua pas 11 Shtatorit meqë themeluesit e tij kuptuan se disa njerëz kanë bërë diçka, ku si pasojë të gjithë muslimanët filluan të humbin liritë civile.

Zyra e saj më pas sqaroi se CAIR është themeluar në vitin 1994, por se Omar kishte për qëllim të nënvizojë se organizata në fjakë ka intensifikuar punimet pas sulmeve terroriste të shtatorit.

Kritikët, përfshirë edhe Trumpin, fokusohen tek fjalët e Omarit kur thotë se “disa njerëz kanë bërë diçka”, dhe e akuzojnë se me qëllim degradon peshën ose rëndësinë e sulmeve terroriste.

Në kundërpëgjigjen ndaj sulmeve të Trumpit, Omar thotë se do të vazhdojë betejën për të drejta të barabarta dhe për të sjellë lumturi te të gjithë amerikanët.

“Asnjë person, pavarësisht se sa i korruptuar, i paaftë dhe i keq është, të mos vë në dyshim dashurinë time të palëkundur që kam për Amerikën”, tha Omar.

Ajo thotë se është bërë kongresiste me qëllim që të luftojë për rivendosjen e vlerave morale dhe të demokracisë.

Omar ka gjetur mbështetje te kolegët e saj nga Partia Demokratike, Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren.

“Ilhan Omar është një lidere të cilën e karakterizojnë kurajo dhe forca. Ajo nuk do të dorëzohet karshi racizmit dhe urrejtjes së Trumpit, bashkë me të, edhe ne. Sulmet e ndyra dhe të rrezikshme ndaj Omar, duhet të ndalen”, tha Sanders.

Ndërkohë në mediat sociale ka nisur një fushatë mbështetëse për kongresisten Omar e cila kohët e fundit u përball edhe me kërcënime me vdekje.

Të ngjajshme

MPB e Maqedonisë Veriore: Të mos përdoren fishekzjarret dhe të denoncohet shitja e tyre

Urim Isma

Borë në Korçë, trashësia shkon deri në 20 centimetra, reshje bore priten edhe në Kosovë

Urim Isma

Pas kthimit të Kurtit nga Gjermania, pritet takimi i ri me Mustafën

Urim Isma

Xhamitë shqiptare në Zvicër mblodhën mbi 500 000 franga për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Urim Isma

KMDLNj: Ndërkombëtarët kanë bërë eksperimente me mbetjet mortore

Urim Isma

Karkalecat e shkretëtirës pushtojnë Bririn e Afrikës

Urim Isma

Erdoğan: Dhënia e Nobelit një racisti, shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut

Urim Isma

SHBA godet Serbinë, dhjetëra kompani pjesë e rrjeteve korruptive

Urim Isma

Familjet e personave të zhdukur që 20 vjet pa përgjigje

Urim Isma