Omega-3 mbron trurin e të moshuarve

Përfundimi vjen nga një studim amerikan i realizuar nga departamenti i mjekësisë interne në Universitetin e South Dakotas. “Gjetjet tona mbështesin idenë se nivelet e larta të omega-3 të marra nga peshqit ose suplementët janë të mira për shëndetin e trurit”, thotë James Pottala, autor i studimit dhe profesor në universitetin e përmendur. Studimi kishte analizuar nivelet e acideve yndyrore omega-3 te më shumë se një mijë gra të moshuara. Pas tetë vitesh, kur mosha mesatare e tyre ishte 78 vjet, ato kanë bërë skanime të trurit me rezonancë magnetike. Pjesëmarrëset me nivele dyfish më të larta të acideve omega 3 kishin vëllim 0.7 për qind më të lartë trurit. Ato kishin edhe vëllim më të madh të hipokampusit, që është një zonë në tru të cilën sëmundja e memories, Alzheimeri, e sulmon më së pari. Megjithatë studiuesit thonë se ka nevojë për më shumë kërkime për të kuptuar se pse kjo ndodh dhe sa është sasia e cila mund të na sjellë më së shumti dobi./sherohu.com/