OMER EL MUHTARI APO SUPERMENI?!

Mësojuni fëmijëve tuaj se trima të vërtetë janë ata të ngjashmit me Omer El Muhtarin dhe jo Betmeni apo Supermeni.

Gjenerali i cili kishte arrestuar Omer El Muhtarin, e kishte pyetur:

A e ke luftuar shtetin Italian?

Omeri: Po.

A i ke nxitur njerëzit që ta luftojnë këtë shtet?

Omeri: Po.

A je i vetëdijshëm për denimin që do ta marrësh për shkak të kësaj?

Omeri: Po.

A e pranon atë që thua?

Omeri: Po.

Qe sa vite je duke i luftuar udhheqësin Italiane?

Omeri: Qe njëzet vite.

A pendohesh për atë që ke bërë?

Omeri: Jo.

A je i vetëdijshëm se do të ekzekutohesh?

Omeri: Po.

Gjenerali në mënyrë të butë i tha: Unë merzitem për ty, që fundi ytë të jetë keshtu.

Omer El Muhtari ia ktheu: Përkundër asaj, kjo është mënyra më e mirë për të përfunduar jetën time.

Gjenerali u mundua që ta lajthitë duke gjykuar për të me falje të përgjithshme në këmbim që Omer El Muhtari ti shkruaj Muxhahidinëve që të ndalojnë xhihadin e tyre kundër Italianëve.

Omeri e shikoi gjeneralin me habi, dhe tha fjalën e tij të njohur:

“Gishti i cili dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Tij, nuk ka mundësi të shkruaj fjalë të pavërteta dhe të pavlera.

Përshtati: Ramil Sherifi