Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Samet Tours
Lajme

Opozitarët në jug të Sirisë i përcollën Rusisë kushtet e negociatave

Muslim Shop

Opozitarët ushtarakë të cilët po negociojnë për armëpushim me Rusinë në rajonin Dera në jugperëndim të Sirisë i përcollën Rusisë kushtet e marrëveshjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Në dokumentin që AA ka arritur të sigurojë, në të cilin janë kushtet dhe propozimet, kërkohet që t’i jepet fund konfliktit menjëherë nga të dyja palët në jug të vendit.

Në dokumentin ku kërkohet që të ofrohet siguri që ushtria e regjimit dhe forcat e sigurisë të mos hyjnë në rajonet opozitare në jug, thuhet se siguria në këtë rajon do të ofrohet nga forcat lokale.

– Kërkohet lirimi i të burgosurve

Opozitarët të cilët kanë kërkuar lirimin e të burgosurve nga regjimi, kanë premtuar gjithashtu se me faza do të dorëzojnë armët e rënda njëkohësisht me fillimin e rikthimit brenda një kohe të caktuar të civilëve të zhvendosur nga vendet e tyre.

Po ashtu në dokumentin ku paraqitet kushti për tërheqjen e forcave të regjimit të cilët përparuan në disa zona, pasi nisën operacionin muajin e kaluar, thuhet se në rastin e arritjes së një marrëveshjeje do të nisin fuksionimin zyrtarisht punën zyrat shtetërore.

Gjithashtu në dokumentin e kushteve është propozuar që pika kufitare Nusayb në kufi me Jordaninë të menaxhohet nga punonjës civilë nën kujdesin e Rusisë.

Opozitarët ushtarakë dje njoftuan për formimin e një delegacioni të ri për të negociuar me Rusinë me qëllim vendosjen e një armëpushimi të përhershëm, pas sulmeve intensive të ndërmarra nga regjimi i Bashar al-Asadit dhe mbështetësve të tij ndaj venbanimeve civile në Dera.

– Armëpushimi i përhershëm do të përfshijë rajonin Dera dhe Kunejtra

Marrëveshja e negociuar nën garancinë e Rusisë do të përfshijë rajonin Dera dhe Kunejtra.

Forcat e regjimit dhe përkrahësit e tij me mbështetjen ajrore të Rusisë nisën një operacion ushtarak më 20 qershor me qëllim për të marrë nën kontroll zonat e opozitarëve ushtarakë në Dera në jug të vendit.

Zëdhënësja e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të OKB-së, Bettina Luescher, dje në një deklaratë ka njoftuar se rreth 270-300 mijë njerëz në Dera janë zhvendosur drejt rajoneve më të sigurta pranë zonave kufitare me Jordaninë dhe Lartësirave të Golanit.

OKB-ja shpesh herë përsërit se është e shqetësuar për jetën e 750 mijë njerëzve si pasojë e konflikteve në jugperëndim të Sirisë.

Të ngjajshme

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani

Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Kushtrim Guraj