Oppo R5, telefoni më i hollë vjen në Evropë

Me sa duket, modeli i ri i telefonit të kompanisë kineze – Oppo R5 do të lansohet në Mbretërinë e Bashkuar, pasi që telefoni tashmë është vënë në dispozicion për para-porosi nga Amazon, dhe data e fillimit të porosive është 20 shkurti.

Oppo R5 do të fillojë të shitet me çmimin prej 269.99 funtave dhe kjo kosto vlen për versionin pa kontratë me operatorët mobil.
Për të gjithë ata që kanë harruar, Oppo R5 sjell ekranin me 5.2 inç në Full HD me 1920 x 1080 piksel, si dhe procesorin 64-bit octa core Snapdragon 615 nga Qualcomm.

Karakteristikat e tjera në telefon përfshijnë edhe 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, rrjetin 4G LTE dhe Android 4.4.4 Kitkat. Oppo R5 ofron edhe baterinë me 2000 mAh, kamerën e përparme me 5MP, atë të pasmen me 13MP, ndërsa hollësia e telefonit është 4.85mm. (T)