Akademia e Shkencave e Kinës njoftoi se gjatë funksionimit dyvjeçar në Tiangong-2, laboratorin hapësinor të Kinës, ora atomike ka humbur vetëm një sekond me një ekuivalent prej 30 milionë vjetësh.
Ndryshe nga orët e tjera atomike, kjo orë përdor teknologjinë e atomit të ftohtë për të siguruar saktësi të lartë, transmeton Fani. Orët me atom të nxehtë kanë arritur pothuajse kufirin e ruajtjes së qëndrueshmërisë afatgjatë.
Sistemi modern i ruajtjes së kohës dhe sistemi i navigacionit global me satelit varen shumë nga ora atomike.