Rtv Pendimi

Organizohet fushatë për lirimin e të burgosurve palestinezë në Arabinë Saudite

Shumë aktivistë palestinezë filluan një fushatë në mediat sociale për lirimin e palestinezëve që janë arrestuar brenda 2 viteve të fundit në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fushata e nisur në Twitter me etiketat “Liri për të burgosurit palestinezë në Arabinë Saudite” dhe “Liri për Al-Hudari” (një nga udhëheqësit e Hamas-it Mohammed al-Hudari) ka marrë mbështetje nga mijëra njerëz.

Një nga aktivistët palestinezë, Rajab en-Nakib, në llogarinë e tij në Twitter, deklaroi se vdekja e Hudarit (83) ishte e afërt, dhe megjithëse nuk kishte asnjë akuzë të qartë kundër tij, ende vazhdon paraburgimi i tij nën kushte të vështira në Arabinë Saudite.

“Dhjetëra palestinezë janë burgosur në vendin e Haramain (Mekë dhe Medinë) pa akuza, pa gjykim, pa njerëzi dhe pa drejtësi, por edhe pa turp”, tha një tjetër aktivist, Mohammed Mohammed.

Sami Abu Zuhri, një nga udhëheqësit e Hamas-it, në llogarinë e tij në Twitter deklaroi se arrestimi i dhjetëra palestinezëve me arsyetimin se ata po ndihmonin Gazën ishte një gabim i bërë kundër Umetit Islam dhe u kërkoi atyre të liheshin të lirë.

Duke folur për AA në lidhje me fushatën, zëdhënësi i Hamas-it, Hazim Qasim, tha se arrestimi i Hudarit dhe dhjetëra palestinezëve nga qeveria e Arabisë Saudite do të thotë të vendosen në shënjestër ata që punojnë për çështjen palestineze. Duke deklaruar se palestinezët në burg jetojnë në kushte të vështira dhe të rënda dhe ka njerëz të moshuar dhe të sëmurë, Kasim u bëri thirrje autoriteteve saudite që të lirojnë të arrestuarit.

Forcat e sigurisë së Arabisë Saudite më 4 prill 2019 arrestuan udhëheqësin e Hamas-it, Mohammed al-Hudari, i cili jetonte në Jeddah.

Observatori Euro-Mesdhetar për të Drejtat e Njeriut, me seli në Gjenevë, më 6 shtator 2019 gjithashtu njoftoi se Arabia Saudite arrestoi 60 palestinezë pa akuzë, përfshirë edhe Hudari-n.

TË NGJAJSHME