Recetë e shkëlqyer në vlera ushqimore dhe pa shumë kalori
Përbërësit:
– 1 filxhan oriz;
– 5 filxhanë qumësht me shumë yndyrë;
– një shkopth vaniljeje;
– ½ filxhan sheqer;
– 1/3 lugë lëvore limoni;
– 1 dardhë,
– gjysmë filxhani fëstëkë të grirë pa kripë, të fërguar;
– mjaltë (për shërbim).
Përgatitja:
Në enën me qumësht qitni orizin e zier; Në qumësht qitni edhe farat e bluara të vaniljes (nga brendësia e kërcellit).
Kur qumështi të vlojë, zvogëloni temperaturën dhe zieni duke përzier shpesh, derisa orizi të zbutet dhe të dendësohet (rreth 30 minuta).
Shtoni sheqerin dhe korën e limonit dhe duke e përzier zieni edhe 5 minuta.
Shërbeni orizin të ngrohtë apo të ftohtë me dardhën e grirë, fëstëkët e fërguar dhe pak mjaltë sipër.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi