Rtv Pendimi
Lajme

Osmani takon diplomatët norvegjez: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa ka pritur sot në takim Jens Erik Grondahl, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë dhe Arne Sannes Bjornstad, Përfaqësuesi Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor.

Osmani njoftoi diplomatët norvegjez për përafrimin e programit të përbashkët qeverisës LDK-LVV ku përqendrim të veçantë do të kenë rendi dhe ligji, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rritja e punësimit të të rinjve dhe grave, investimet në kapitalin njerëzor përmes arsimit dhe shëndetësisë, etj.

“Jemi shumë optimist që certifikimi i rezultateve do të ndodhë shumë shpejtë që mundëson formimin sa më pare të Qeverisë së ardhshme e cila do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar” u shpreh Osmani, thuhet në njoftimin për media.

Diplomatët norvegjez falënderuar Osmanin për bashkëpunimin e vazhdueshëm të LDK-së dhe shprehën gatishmërinë e Qeverisë norvegjeze të vazhdojnë dhe thellojnë përkrahjen ndaj Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese. /Telegrafi/

Të ngjajshme

KMDLNj: Ndërkombëtarët kanë bërë eksperimente me mbetjet mortore

Urim Isma

Karkalecat e shkretëtirës pushtojnë Bririn e Afrikës

Urim Isma

Erdoğan: Dhënia e Nobelit një racisti, shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut

Urim Isma

SHBA godet Serbinë, dhjetëra kompani pjesë e rrjeteve korruptive

Urim Isma

Familjet e personave të zhdukur që 20 vjet pa përgjigje

Urim Isma

Veseli niset drejt Hagës: Krenar që isha pjesë e UÇK-së

Urim Isma

Rama reagon për deklaratën e Vuçiçit mbi Masakrën e Reçakut

Urim Isma

Zgjedhjet në Britani goditen nga pretendimet për ndërhyrje ruse

Urim Isma

Erdoğan u bën thirrje vendeve të OBI-së ta ndihmojnë Shqipërinë

Urim Isma