Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Lajme

Pacolli: Shqipëria të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Muslim Shop

PRISHTINË (AA) – Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli kërkoi nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati që Shqipëria të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Pacolli e informoi Bushatin për rrjedhën aktuale të dialogut dhe tha se marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Dialogu përfundimtar me Serbinë pothuajse ka filluar, ka pasur tri takime, takimet vazhdojnë. Edhe pse jashtëzakonisht i vështirë ai duhet të vazhdojë, është i kufizuar në kohë, nuk do të zgjatë me dhjetëra vite por ai duhet të japë konkluzionet e veta shumë shpejtë dhe kjo i nevojitet edhe Serbisë për integrimet e saj, por edhe Kosovës”, deklaroi Pacolli.

Ai tha se në dialogun me Serbinë gjithçka është e hapur, por duke pasur parasysh se Kosova është një shtet që shpalli pavarësinë në 2008 në territorin e saj këto kufij duhet të respektohen dhe mbrohen.

Pacolli tha se ai i kërkoi palës shqiptare të mos “rrijë duarkryq” dhe vetëm të vëzhgojë çfarë po ndodhë, por të jetë pjesë përbërëse e synimit tonë.

“Nëse mundet Bashkimi Evropian dhe SHBA të jenë prezente pse jo edhe Shqipëria. Shqipëria mund të jetë një kontribut jashtëzakonisht të madh”, tha Pacolli.

Ministri Bushati vlerësoi se Shqipëria ka mbështetur gjithmonë procesin e dialogut, pavarësisht se kush ishte ose është në pushtet në Shqipëri apo Kosovë.

“Deviza jonë në Shqipëri është që Kosova është gjithmonë e para dhe kësaj devize besoj se i jemi përmbajtur me besnikëri pavarësisht pozicioneve të ndryshme politike që aktorë të ndryshëm në Shqipëri mund të kenë për çështje të karakterit lokal, kur të vjen puna për këtë çështje ne kemi demonstruar një unitet dhe solidaritet”, theksoi Bushati.

Të dy ministrat diskutuan gjithashtu për mbështetjen që Shqipëria mund t’i ofrojë Kosovës në procese të tjera, të tilla si anëtarësimi në INTERPOL dhe organizatat e tjera. Ata diskutuan mbi misionet e përbashkëta diplomatike të Kosovës dhe Shqipërisë jashtë vendit, nevojën për të rritur shkëmbimin tregtar midis dy vendeve dhe për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Të ngjajshme

Netanyahu paralajmëron aneksimin e enklavës hebraike në Hebron

Urim Isma

“Fluturon” çmimi i naftës pas sulmeve në rafineritë e Arabisë Saudite

Urim Isma

Gjoba për subjektet që shkelin Ligjin zgjedhor

Urim Isma

​Kosova përjetësisht mike e Amerikës

Urim Isma

Vendimi i ‘Venecias’ për Presidentin Meta del më 11 tetor

Urim Isma

Peshqit në Drin të Bardhë po ngordhin prej ujërave të zeza

Urim Isma

Haradinaj takon ambasadoren e re franceze, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Urim Isma

Zjarr në një spital në Dusseldorf të Gjermanisë, një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Urim Isma

Turqi, mbi 50 ushtarakë në paraburgim për lidhje me FETO-n

Urim Isma