[There are no radio stations in the database]

Pacolli shtron iftar nga sot e deri në fund të Ramazanit për të gjithë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se fondacioni i tij organizon nga sot e deri në fund të muajit të Ramazanit iftar masiv në Hajvali.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ai ka treguar se pjesëmarrja është e lirë për të gjithë, pa asnjë procedurë paraprake.

Iftari do të shtrohet në sallën e tenisit të qendrës “Diamond Rezidence”.


[There are no radio stations in the database]