[There are no radio stations in the database]

Pakistan, 5 ushtarë të vrarë gjatë përleshjeve me terroristët

Në konfliktin midis terroristëve dhe forcave të sigurisë në provincën Balochistan të Pakistanit, 5 ushtarë humbën jetën dhe shumë terroristë u neutralizuan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Njësia e Marrëdhënieve me Publikun e Forcave të Armatosura (ISPR), thuhet se terroristët sulmuan forcat patrulluese të sigurisë në rajonin Sibi në Balochistan.

Në deklaratë thuhet se 5 ushtarë humbën jetën në konflikt dhe shumë terroristë u neutralizuan.

Në deklaratën e cila nuk përfshinte informacione se cilës organizatë i përkisnin terroristët, u theksua se një operacion në shkallë të gjerë ishte nisur në rajon.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se, “veprimet frikacake të elementëve të mbështetur nga agjencitë e inteligjencës armike nuk mund të sabotojnë paqen dhe prosperitetin e Balochistanit”.


[There are no radio stations in the database]
Pyetje Përgjigje me hoxhë Muhamed Dërmaku
Nderim Alimi - Dynjaja - Nderim Alimi Gala event ne Belgjik per blerjen e xhamis - reklama Kurs per programjer2025 - Marketing Webfaqja - Promo Pyetje përgjigje me Hoxhë Qemail Sopi (Gusht 2023)
Kanali 1
Kanali 2
Share on Facebook
Share on Twitter
Share on Pinterest
Share on Linkedin
Send by Whatsapp