Pakistan, të paktën 21 turistë të vdekur në rrugët e bllokuara nga bora

Pakistan, të paktën 21 turistë të vdekur në rrugët e bllokuara nga bora

Të paktën 21 turistë në Pakistan kanë humbur jetën në dy ditët e fundit pasi automjetet e tyre u bllokuan për shkak të reshjeve të mëdha të borës pranë kryeqytetit Islamabad, bëri të ditur ministri i Brendshëm Sheikh Rashid Ahmed, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Rashid u tha gazetarëve se të paktën 1.000 automjete janë ende të bllokuara pasi reshjet e dendura të borës bllokuan disa rrugë në dhe rreth qytetit Murree, që ndodhet rreth 65 kilometra larg kryeqytetit.

Administrata e qytetit publikoi të dhënat për 21 turistë, të cilët vdiqën kryesisht për shkak të të ftohtit dhe mungesës së oksigjenit. Mes viktimave është një oficer policie, gruaja e tij dhe pesë fëmijët e tyre.

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për zonën e qytetit Murree. Ministri tha se ushtria ishte thirrur për të ndihmuar në aktivitetet e shpëtimit, se të gjitha rrugët që çojnë në Murree janë të mbyllura dhe se vetëm automjetet që mbajnë ushqime dhe batanije lejohen të lëviznin.

Qindra mijëra njerëz nga i gjithë Pakistani udhëtojnë drejt qytetit Murree dhe destinacioneve turistike aty pranë për të shijuar reshjet e borës.

Policia tha se më shumë se 100.000 automjete hynë në Murree javën e kaluar.