Palestinezët protestuan kundër vendimit për “adhurim në heshtje” të hebrenjve në Xhaminë Al-Aksa

Palestinezët protestuan kundër vendimit për “adhurim në heshtje” të hebrenjve në Xhaminë Al-Aksa

Palestinezët protestuan në Kudsin Lindor nën pushtim kundër vendimit të gjykatës izraelite i cili lejon që hebrenjtë të kryejnë “adhurim në heshtje” në Xhaminë Al-Aksa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Namazi i xhumasë u fal nga rreth 50 mijë palestinezë në Xhaminë Al-Aksa. Pas namazit një grup i palestinezëve protestoi në Xhaminë Al-Aksa kundër vendimit të gjykatës izraelite.

Duke thirrur me tekbire, palestinezët brohoritën me sloganin “Gjaku ynë, jeta jonë do të sakrifikohet për ty Aksa”.

Pas protestës që zhvilluan për një kohë, palestinezët më pas u shpërndanë.

Në një lajm të datës 6 tetor në gazetën “Arutz Sheva” e cila njihet me afërsinë për kolonët hebrenj, ishte theksuar se një gjykatë Izraelite në Kuds vendosi se nuk mund të konsiderohet krim “adhurimi në heshtje” nga hebrenjtë në Xhaminë Al-Aksa.