Rtv Pendimi
Lajme

“Palët ndërluftuese të Sirisë pajtohen që të vazhdojnë bisedimet”

Palët ndërluftuese të Sirisë kanë rënë dakord të vijnë në Gjenevë për të rifilluar bisedimet që synojnë një paqe të qëndrueshme për vendin, tha të martën i dërguari special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir Pedersen, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Si të lejojë situata me pandeminë, ata janë pajtuar të vijnë në Gjenevë. Ata janë pajtuar për agjendën për takimin e ardhshëm”, tha Geir Pedersen një video-konferencë të OKB-së, të cilën ai e zhvilloi nga shtëpia e toj në Norvegji.

“Pra, unë jam duke shpresuar që kur koha të lejojë dhe të takohemi në Gjenevë, ne të mund të kemi diskutime thelbësore dhe të mira”, shtoi ai.

Raundi i fundit i bisedimeve për paqen në Siri më 29 nëntor nuk arriti të fillojë për shkak të dështimit në arritjen e një marrëveshjeje për agjendën, tha atëherë Pedersen në Gjenevë.

Komiteti Kushtetues Sirian, i përbërë nga opozita, shoqëria civile dhe anëtarët e regjimit, kishte filluar bisedimet në 20 nëntor me ndërmjetësimin e OKB.

Për rifillimin e mundshëm të bisedimeve, Peterson tha se shpresëon që palët nga regjimi dhe opozita, si dhe anëtarët e shoqërisë civile të Komiteti Kushtetues do të përgatiten vetë “në mënyrë që kur të takohemi në Gjenevë, të jemi të gatshëm të kemi diskutime thelbësore dhe të thella dhe jo të humbim kohë”.

Pedersen përsëriti atë që e tha dje në një konferencë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York.

“Ka një qetësi relative në Idlib pas armëpushimit të arritur mes Turqisë dhe Rusisë në fillim të marsit. Ai armëpushim në përgjithësi është ende duke u mbajtur, Dhe unë kam thënë që ky është me të vërtetë një lajm i mirë”, tha ai.

Pedersen gjithashtu paralajmëroi se armiqësitë mund të rifillojnë dhe kjo sipas tij do të ketë pasoja shkatërruese. “Sigurisht, jo vetëm në Idlib, por edhe në shumë pjesë të tjera të Sirisë”, tha i dërguari i OKB-së.

Ai gjithashtu tha se “është e qartë që është shumë e rëndësishme që SHBA dhe Rusia të vazhdojnë të punojnë së bashku”.

“Siç thashë, ata e kanë bërë këtë më parë me sukses. Pa bashkëpunimin SHBA-Rusi, ne kurrë nuk do të kishim patur Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit,” tha ai, duke iu referuar rezolutës që bën thirrje për armëpushim dhe zgjidhje politike në Siri.

Turqia dhe Rusia në shtator të vitit 2018 u dakorduan që të shndërrojnë Idlibin në një zonë të deeskalimit në të cilën veçanërisht do të ndaloheshin aktet e agresionit.

Zona ka qenë subjekt i marrëveshjeve të shumta për armëpushim, të cilat janë shkelur shpesh nga regjimi i Assadit dhe aleatët e tij.

Aktualisht në këtë zonë banojnë katër milionë civilë, përfshirë qindra mijëra të zhvendosur vitet e fundit nga forcat e regjimit.

Të ngjajshme

BE, strategjia e rimëkëmbjes në forcimin e teknologjisë së pastër dhe të gjelbër

Kushtrim Guraj

OKB nuk arriti të mbledhë fondin humanitar prej 2,4 miliardë dollarë për Jemenin

Kushtrim Guraj

OKB dërgon mbi 100 maune me ndihma në Idlib

Kushtrim Guraj

Kosovë, seanca për votimin e qeverisë së re do të mbahet të mërkurën

Kushtrim Guraj

Turqia u bën thirrje të rinjve të suksesshëm të vazhdojnë arsimimin në vend

Kushtrim Guraj

Turqia hap një spital tjetër të urgjencave në Stamboll

Kushtrim Guraj

Thaçi: Është hapur rruga për krijimin e qeverisë së re

Kushtrim Guraj

Qeveria e Kosovës shton masa të reja të reciprocitetit tregtar me Serbinë

Kushtrim Guraj

Arabia Saudite hap xhamitë, pezullimi vazhdon në Mekë

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU