Rtv Pendimi

Paqe tradicionale

Përbërësit: 3 vezë, 3 lugë gjelle kos, 3 lugë gjelle vaj, një pluhur për pjekje (pecivë), miell (sipas nevojës), kripë, 1kg nisheste.

Përgatitja: Të gjithë përbërësit së bashku i përziejmë me misker, pasi që masa të bëhet homogjene hedhim miell derisa brumi të marr dendësin e duhur ( sikurse brumi i bukës ). Pasi që të kemi bërë brumin, nga ky brum ndajmë 20 kuleçë dhe nga secili kulaçë bëjmë nga një petë. Pastaj brumi lihet që të pushoj rreth 20 minuta, pasi që të pushoj fillojmë ti hollojmë kuleçët një nga një (hollimi i kuleçëve bëhet me nisheste .

Pasi që i kemi holluar dhe i kemi vendosur petët në një enë (Tepsi) të rrumbullakët, atëherë marrim një margarinë (të shkrirë) dhe ia hedhim paqes sipër, pasi që të kemi hedhur maragarinën e shkrirë e prejmë paqen në formë katrore (ose si të dëshirojmë ne). Pjekja bëhet në temperaturë 200 gradë C për afër 15 minuta (derisa paqja të marrë ngjyrë të kuqërremtë).

Përbërësit për Salcën e Paqes: 200gr mish viçi, 3 thelbinjë hudhre, 5 lugë (gjelle) kos, 1 apo 2 lugë piper i kuqë.

Gatimi i Salcës: Në një enë ziejmë mishin mirë e mirë, pasi që të zihet mishi përzihet së bashku me 3 thelbinjë hudhre dhe 5 lugë kos dhe përzihet gjersa masa të bëhet homogjene. Salcën e përgatitur e hedhim sipër çdo cope (katrori) të paqes.

Mbas kësaj në një enë marrim 100gr margarinë dhe 1 apo 2 lugë biber të kuqë dhe i vëmë në zjarrë, përzihen mirë e mirë, pasi që masa të jetë përzierë atëherë edhe këtë e hedhim mbi copat e paqes që më parë e kishim prerë.

Ju bëftë mirë!

TË NGJAJSHME