Paqja qoftë mbi ato zemra që kur duan e paraqesin, kurse kur urrejnë e fshehin.
Ato zemra që kur ecin nëpër rrugë, nuk ecin përveçse asaj rruge që është e qartë, sado e vështirë të jetë dhe sado lodhje të përjetojë.
Ato zemra që në vete e bartin atë që u mjafton atyre, mirëpo ato prapë dëgjojnë, heshtin dhe bashkëveprojnë.
Ato zemra që nuk akuzojnë e qortojnë tepër dhe ato i përfaqëson falja, mëshira dhe kush u afrohet i do.
Ato zemra që i bëjnë dritë vetes dhe që e udhëzojnë në rrugë të drejtë.
Ato zemra që gjatë vështirësive të ndihmojnë, kur nuk je prezent pyesin për ty dhe mërziten kur mërzitesh, pikëllohen kur pikëllohesh dhe të parat janë që marrin pjesë në gëzimin tënd.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU