Rtv Pendimi

Para ushtrimeve konsumoni këto produkte!

Çdo ushqim është i mirë për diçka, por me asgjë nuk duhet tepruar. Ata që praktikojnë ushtrimet, që dëshirojnë të humbin peshë dhe të jenë në formë, duhet të kenë kujdes se çfarë ushqimi konsumojnë. Në vazhdim do të paraqesim produktet që janë veçanërisht të dobishëm për ta.

– Mjalti: Hulumtimi i kryer në Memphis zbuloi se konsumimi i mjaltit para ushtrimeve ofron “karburant” për atletët, pasi bën rregullimin e sheqerit në gjak dhe nivelin e insulinës gjatë një periudhe të gjatë. Ky sheqer natyral rrit fuqinë, shpejtësinë dhe përmirëson qëndrueshmërinë.

– Lëngu i panxharit: Studimet e fundit kanë treguar se ndoshta panxhari është më i mirë në lidhje me përmirësimin e energjisë sesa kafeina dhe përbërësit e tjerë. Për të qenë energjik, pini më shpesh lëng panxhari, por nëse mund do të ishte më mirë që panxharin ta hani “të gjallë”, pasi që përmban më shumë vlera të dobishme për shëndetin.

 – Bizelet: Bizelet përmbajnë aminoacide të degëzuara në mënyrë zinxhirore, komponime që largojnë lodhjen në muskujt gjatë stërvitjes. Vetëm 25 gramë janë mjaft efektive.

– Qershitë: Shkencëtarët kanë zbuluar se lëngu i qershisë ka një efekt të rëndësishëm në reduktimin e dhimbjeve. Përveç kësaj, u zbulua se qershitë ndikojnë në kthimin e shpejtë të fuqisë.

– Shalqiri: Shkencëtarët spanjollë kanë zbuluar se lëngu i shalqirit largon dhimbjen e muskujve në qoftë se pini gjysmë litre një orë para ushtrimeve. Për këtë është përgjegjëse citrulina, një substancë natyrore që gjendet në shalqi dhe e cila përmirëson funksionimin e arterieve dhe ul presionin e gjakut. Kur hani shalqi, kafshoni edhe një pjesë të vogël të bardhë, sepse ajo përmban më shumë citrulinë. /Zëri/

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH