Autoritetet vendase konfirmuan dy raste të reja të poliomelitit në gusht të këtij viti, të zbuluara në mesin e refugjatëve të cilët kishin ikur nga militantët e Boko Haramit në shtetin Borno.
LAGOS (AA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) filloi vaksinimin emergjent të fëmijëve në Nigeri, pas konfirmimit të rastit të tretë të poliomelitit ose paralizës së fëmijëve në këtë shtet afrikan, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet vendase konfirmuan dy raste të reja të poliomelitit në gusht të këtij viti, të zbuluara në mesin e refugjatëve të cilët kishin ikur nga militantët e Boko Haramit në shtetin Borno.
OBSH ka filluar vaksinimin emergjent për të cilin beson se do të përfshijë 25 milionë fëmijë në Nigeri.
Punonjësit shëndetësorë në ditët e kaluara kanë vaksinuar rreth 1.5 milionë fëmijë në veri të Nigerisë për çka kanë shfrytëzuar edhe helikopterë.