Komiteti i Çështjeve Juridike i Parlamentit Evropian (PE) ka miratuar një projektligj i cili parasheh parandalimin e ngarkimit të produkteve të drejtat e autorësisë të të cilave mbrohen me ligj, duke zbatuar masa dhe filtra të ndryshme në platformat e internetit si Google, Facebook, Twitter dhe Microsoft, raporton Anadolu Agency (AA).
Komiteti i Çështjeve Ligjore i PE-së shqyrtoi projektligjin në lidhje me përditësimin e ligjeve të të drejtave të autorësisë në kryeqytetin belg Bruksel.
Projektligji u miratua pas anëtarët e PE-së kërkuan përditësimin e rregullores në lidhje me të drejtat e anëtarësisë për pagesë të drejtë për artistët dhe gazetarët.
Projektligji u miratua me 14 vota pro, nëntë kundër, ndërsa dy vota ishin të përmbajtura.
Për funksionalizimin e projektligjit nevojitet miratim edhe nga Asambleja e Përgjithshme e PE-së.
Ndryshimet në fjalë janë kritikuar për shkak të mundësisë së kufizimit të internetit dhe lirisë së fjalës. Mendohet se me të mund të kufizohen në përgjithësi videot dhe fotografitë e ndryshuara në mënyrë kreative dhe për qëllime humoristike.