Parqet eoliene në mes të detit mund të gjenerojnë më shumë energji të rinovueshme se sa ato të instaluara në tokë, me shumë mundësi mjaftueshëm për të furnizuar gjithë botën, sipas një studimi të publikuar sot në SHBA.
Studiues të “Carnegie Institution for Science” kanë zbuluar se erërat më të forta që hasen në det të hapur mund të prodhojnë pesë herë më shumë energji se sa turbinat e instaluara në tokë.
Ndërkohë që nuk ekziston aktualisht asnjë park eolien i një madhësie të konsiderueshme në ujëra të thellë, rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se kjo teknologji ia vlen të studiohet.
“Në dimër, parku eolien i Atlantikut Verior mund të prodhojë energji mjaftueshëm për t’iu përgjigjur të gjitha nevojave aktuale të civilizimit”, sipas këtij studimi të publikuar në Akademinë Amerikane të Shkencave (PNAS).
Ndërsa në verë, parqe të tilla eoliane mund të prodhojë mjaftueshëm energji për të mbuluar nevojat e Evropës në elektricitet, ose të SHBA-së”, sipas këtij studimi.
Parqet eoliane në mes të detit mund të kapin energjinë që vjen nga lartësia e atmosferës deri në sipërfaqe.
“Kemi konstatuar se parqet eoliane gjigante oqeanike janë në gjendje të përfitojnë nga pjesa më e madhe e energjisë së erërave në të gjithë atmosferën, ndërkohë që parqet eoliane në tokë mbeten të limituara vetëm nga erërat që janë pranë sipërfaqes”, deklaroi bashkëautorja e këtij studimi Anna Possner.