Nxënësit dhe mësuesit e Federatës së Shoqatave që Vlerësojnë Njeriun (IDDEF) në 40 shtete të botës lexuan hatme nga Kurani si përgjigje ndaj djegies së Kuranit para Ambasadës së Türkiye-s në Stokholm të Suedisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga IDDEF thuhet se veprimi i liderit të Partisë “Stram Kurs” (Linja e Rreptë), i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan, para Ambasadës turke në Stokholm ishte krim i urrejtjes dhe njerëzimit.
Në deklaratë thuhet se ndaj këtij sulmi të shëmtuar është reaguar duke lexuar hatme në medresetë e Federatës së IDDEF-së në të gjithë botën.
“Ne dënojmë fuqishëm veprimin me urrejtje dhe autoritetet suedeze që i lejojnë ato dhe që kanë në shënjestër miliona muslimanë dhe Türkiye-n. Dëshirojmë të theksojmë se mentaliteti perëndimor, i cili e konsideron urrejtjen dhe blasfeminë në çdo kuptim brenda fushës së lirisë, do të shkatërrohet me urrejtjen dhe armiqësinë e vet. Allahu në kaptinën Saff thotë: ‘Ata (jomuslimanët) dëshirojnë ta shuajnë Dritën e Allahut me gojët e tyre, por Allahu do ta plotësojë Dritën e Tij edhe pse e urrejnë këtë jobesimtarët'”.
Në deklaratë thuhet se pas leximit të hatmeve në 100 qendra arsimore dhe 80 medrese të IDDEF-së në 40 vende të botës, përfshirë Guinenë, Somalinë, Etiopinë dhe Indinë, janë bërë lutje për bashkimin dhe solidaritetin e muslimanëve.