Zvicra sot gjatë një referendumi ka miratuar ligjin për ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës nga gratë myslimane, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali.
Pas qeverisë zvicerane, ka reaguar komuniteti mysliman i vendit, duke thënë se ky është një sulm kundër komunitetit mysliman.
“Ky është një sulm kundër komunitetit mysliman në Zvicër. Ajo që synohet këtu është që të stigmatizohen dhe margjinalizohen myslimanët edhe më shumë”, tha Ines Al Shikh, anëtar i Les Foulards Violets, një kolektiv feminist mysliman.
Ndryshe, qeveria zvicerane ka reaguar duke deklaruar se kjo nuk është kundër myslimanëve. /Rtv Pendimi/