Rtv Pendimi
Lajme

Pas një shekulli, i kthehet minarja Xhamisë së Ali Pashës në Ohër

Restaurimi i Xhamisë së Ali Pashës në qytetin e Ohrit ka përfunduar dhe hapja e saj do të bëhet më 28 nëntor, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Drejtori i Përgjithshëm i Vakëfeve, Adnan Ertem, tha se Xhamia e Ali Pashës, e ndërtuar në vitin 1573 nga Suleyman Pasha dhe e rinovuar në vitin 1823 nga Ali Pasha, nga i cili e ka marrë emrin, është një monument vakëf, minarja e të cilit është rrënuar para 107 viteve.

Ai rikujtoi se kishin shkuar për bashkëpunim me Bashkësinë Islame Fetare të Maqedonisë së Veriut pas kërkesës për restaurim dhe se më 1 prill 2015 ishte nënshkruar protokoll.

Ertem tha se në kuadër të tenderit, projekti i restaurimit ishte përgatitur duke u bazuar në dokumentet e Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeut – Ohër, duke shtuar se ai u miratua më 14 qershor të vitit 2016.

“Punimet e restaurimit filluan më 22 mars 2017. U rindërtua minarja e xhamisë vakëf, e lartë 32,5 metra e shembur në fillimt të shekullit 20. Të gjitha punimet restauruese përfunduan muajin e kaluar”, tha Ertem.

Në hapjen e xhamisë më 28 nëntor nga Turqia pritet të marrin pjesë zëvendësministri i Jashtëm, Yavuz Selim Kıran, dhe zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit, Ahmet Misbah Demircan.

Të ngjajshme

Erdogani tregon se kur do të përfundojë ndërtimi i 500 banesave në Shqipëri

Urim Isma

Kavajë/Pas tërmetit Dr. Shefqet Krasniqi viziton Kavajën, takohet nga Kryebashkiaku Krali

Kushtrim Guraj

Vaksinat kundër gripit arrijnë sot, shpërndahen javën tjetër

Urim Isma

Rama dhe Cakaj drejt Bratislavës, Shqipëria merr presidencën e OSBE-së

Urim Isma

Lufta kundër racizmit, në Norvegji do të shpërndahen 10.000 kopje të Kuranit

Urim Isma

Bashkësia Islame e Kosovës mbledh mbi 300 mijë euro ndihma për Shqipërinë pas tërmetit

Urim Isma

Ndodh në Maqedoni, nxënësit publikojnë video në Instagram duke thyer dyert dhe bankat e shkollës

Urim Isma

Mashtronin njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti, arrestohet drejtori i fondacionit në Tiranë

Urim Isma

Koalicioni LVV-LDK, Vjosa Osmani thotë se ka hapësirë që të gjendet zgjidhja

Urim Isma