Rtv Pendimi
Lajme

Pas protestave, MASHT-i anulon konkursin për bursa

Ministria e Arsimit ka anuluar konkursin për dhënie të bursave për studentët e UP-së, pas protestave e ankesave nga shumë programe të ndryshme.

Vendimi është bërë publik nga ministri në largim, Shyqyri Bytyqi në konferencë për media. Ai ka thënë se vendimi i marrë më herët që të ndahen bursa vetëm për programet deficitare është i drejtë por konkursi po anulohet vetëm për shkak të rrethanave që është aktualisht vendi, pra një Qeverie në largim, raporton KTV.

“Sa herë kemi tentuar të bëjmë reformë, ka pasur tentim dhe pengim që kjo të ndodh. Po të ishte në rrethana normale nuk do të merrnim vendim ta anulojmë”, tha Bytyqi.

Ai ka shtuar se për 1 vit është bërë analizë për ndarjen e bursave dhe është ardhur në përfundim që të përkrahen vetëm programet të cilat rrezikojnë të shuhen shkaku i mungesës së interesimit. Bytyqi ka përfunduar se pret që me ardhjen e ministrit të ri të rishqyrtohet kjo çështje.

Të ngjajshme

Shqipëri, mbahet aktiviteti “Pejgamberi Muhamed dhe familja”

Kushtrim Guraj

Vëllezërit Sylejmani arrijnë suksese me restaurantin e tyre në Austri, për ta shkruajnë edhe gazetat austriake

Kushtrim Guraj

Inflacioni vjetor në BE mbetet në 1.1 për qind në tetor

Kushtrim Guraj

Turqia dhe SHBA bisedojnë për të zgjidhur çështjet F-35 dhe S-400

Kushtrim Guraj

Izraeli godet objektivat e Hamasit në Gaza

Kushtrim Guraj

Kosova shënon rënie në rastet e aksidenteve në trafik rrugor

Kushtrim Guraj

“Mini-Shengeni” ballkanik, nuk mund të realizohet pa përfshirjen e Kosovës

Qëndrim Ibrahimi

Plani B i Kosovës për kualifikim në ‘Euro 2020’: Detajet dhe datat e përballjeve

Qëndrim Ibrahimi

Cakaj në UNESCO flet për domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës

Qëndrim Ibrahimi