PASH ALLAHUN SI MË KE HARRUAR !!

Isha duke ecur rrugës, dhe papritmas, mu paraqit një njeri, filloi të më përqafon e të më puth, dhe më tha: A nuk po të rikujtohen?! Unë jam filani, shoku i shkollës, ishin bashkë me një klasë!

Me të vërtet nuk e rikujtoja!

Shikimin e drejtova kah ai, e shikoja me sy, e ai bërtiste dhe më thoshte, a nuk po të kujtohem?!

Unë me të vërtet nuk e rikujtoja!

U ul në tokë, dhe filloi të qan, dhe të më thotë si më ke harruar?!

Pasha Allahun, më mbyte.. si më ke harruar?!

I thash: Pasha Allahun, kërkoj ndjesë, mirëpo nuk më kujtohesh, ndoshta për shkak preokupimeve të shumta!

U ktheva në shtëpi, mirëpo, kjo situatë tepër e çuditshme më preokupoi mendjen!

Ajo që më tepër më preokupoi, nuk ishte personaliteti i këtij njeriu, se a ishte shoku i klasës apo jo, po më shumë më preokupoi gjendja e tij kur e ndjeu se si një njeri i dashur dhe i shtrenjtë tek ai dhe që e donte, vetëm se e ka harruar!!

Mendova dhe thash në vete: A mundet Allahu që të më harron?! Dhe se si do të jetë gjendja ime nëse Allahu më harron?! A do të jem sikurse ky njeri?! Apo gjendja ime do të jetë edhe më e rëndë?!
Mirëpo, Allahu a e harron dikë?!

Përgjigja për fat të keq është po! Allahu ka mundësi që ta harron robin e Vet!

Allahu në tri ajete tha:

1. “Ata e kanë harruar Allahun, por edhe Ai i ka harruar ata”. Teube 67.

2. “Pastaj do t’u thuhet: “Ne sot po ju braktisim në harresë, ashtu siç e keni harruar ju takimin e kësaj dite. Vendqëndrimi juaj është Zjarri dhe për ju nuk ka kurrfarë ndihmësi”. Xhathije 34.

3. “(Allahu) do t’i thotë: “Kështu të erdhën shenjat Tona dhe ti i harrove ato e po kështu sot do të jesh i harruar”. Taha 126.

Këtë ngjarje na e rrëfen dijetari i nderuar, Muhamed Husejn Jakubi, Allahu e ruajtë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU