Përbërësit:
▪ 200 gr mish i grirë
▪ 2 filxhanë oriz
▪ 1 kokërr qepë
▪ 2 kokrra vezë
▪ piper i zi
▪ pak kripë
▪ kopër
▪ majdanoz
Përgatitja:
Fillimisht fusim në mikser gjithë përbërësit, përveç mishit të grirë.
Pasi i grijmë, i bashkojmë në një tas me mishin e grirë.
Kësaj përbërjeje i shtojmë pak miell që të mpiksen mirë. Vëmë tenxheren në zjarr që uji të jetë i valuar (me pak kripë).
Pasi të jetë valuar uji, përbërjen e bëjmë në forma rrumbullake të vogla me miell, që i hedhim te tenxherja me ujin e valuar.
Pasi të ketë mbaruar procesi, shtojmë vaj në tenxhere.
I lëmë të ziejnë për rreth 15-20 minuta, derisa lëngu të trashet pak.
I heqim nga zjarri, i vëmë në tavolinë, marrim 2 të verdhat e vezëve të cilave u shtrydhim gjysmë limoni dhe ia hedhim përbërjes (Shije)/telegrafi